Maturantët e SH.M "Presheva" vizituan Fakultetin Ekonomik në Preshevë
Maturantët e drejtimit të ekonomisë nga shkolla e mesme teknike "Presheva" në Preshevë dje vizituan Fakultetin ekonomik PEP në Preshevë.Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me kushtet e studimit që i ofronë Fakulteti ekonomik në Preshevë për studentët e ardhshëm. Maturantëve me një fjalë rasti ju drejtua menaxheri i Fakultetit Msc Shenur Jahiu i cili i njoftoi të pranishmit me kushtet që i ofrohen studentëve për studime, korikulën si dhe me ofertën për levërdin financiare që ofron Fakulteti PEP për studentët e vetë.
Më pasë, me një fjalë përshëndetëse maturantëve ju drejtua edhe Dr. Llokman Ebibi profesor në Fakultetin Ekonomik në Preshevë dhe njëkohësisht edhe prodekan në Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës, dega në Kumanovë, i cili elaboroi mënyrën e ligjerimit dhe punën në grupe që aplikohet gjatë gjith vitit akademik. Ai potencoi përparsit e studimit në vendlindje.
Fakulteti Ekonomik PEP në Preshevë vepron që nëntë vite, është i akredituar dhe kuadrot e diplomuar në PEP./rtvpresheva/